Aktualitet

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk votohen këtë javë, Murrizi: Kur diçka e bën me nxitim ose thyen qafën ose frenon dhe dje

28 Shtator 2020, 19:31 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk votohen këtë javë, Murrizi:

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi është shprehur se për votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor është tërhequr maxhoranca. I ftuar në studion e “Open”, Murrizi tha se ata e shtynë votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, pasi nuk mund të bësh diçka me nxitim.

Sipas deputetit, kur diçka e bën me nxitim, thyen qafën, ose frenon dhe djeg ferrotat.

Maxhoranca u tërhoq. E prisja…Sepse kur diçka e bën me nxitim ose thyen qafën ose frenon dhe djeg ferrotat. Nuk mund të bëhet ndryshimi i Kodit Zgjedhor me urgjencë. Unë bashkë me dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës kemi depozituar në Kuvend tërheqjen e nga rendi i ditës I ndryshimeve të Kodit Zgjedhor,”- tha Murrizi.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk do të votohen në Kuvend këtë të enjte. Madje Komisioni i Ligjeve nuk do të mbahet nesër. Është shtyrë seanca për shqyrtimin e ndryshimeve nen për nen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet myslim murrizi ndryshimet ne kodin zgjedhor myslim murrizi ndryshimet ne kodin zgjedhor

Sondazh

Poll