Aktualitet

Studiuesi Auron Tare për PPP-në e Butrintit: Një model i tillë nuk gjendet në asnjë vend të Europës

28 Shtator 2020, 20:15 Nga DOSJA
Studiuesi Auron Tare për PPP-në e Butrintit: Një model i

TIRANË– Eksperti dhe njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare ka folur në lidhje me “PPP”-në për Butrintin. I ftuar në studion e RTV Ora, në emisionin “PolitikOn”, Tare tha se një model i tillë nuk gjendet në asnjë vend të Europës.

“Debati tashmë është prej dy vjetësh mbi fatin e ardhshëm të Butrintit. Në atë që kuptoj nuk është një koncension i pastër, por një mënyrë paksa e sforcuar. Propozohet një mënyrë administrimi jashtë institucionet shtetërore nga një fond i huaj, ADF. Duke qenë i përfshirë në Butrint që nga ‘94-95, ku krijuam një shtrat të mire mbi punën 60-70 vjeçare të arkeologëve. U krijua shembull shumë i mirë i menaxhimit të trashëgimisë kulturore. Kemi dy vizione të kundërta. ADF mendon ta kthehë Butrintin në një Davos. Ndërsa mendojmë për ruajtjen e peisahit hiomerik dhe historik dhe përe ta kthyer Butrintin në një shkollë të arkeologjisë. Sot në Europë nuk ka një model të tillë,”– tha Tare ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet auron tare butrinti jepet me koncension auron tare butrinti jepet me koncension

Sondazh

Poll