Aktualitet

Paketë për rimëkëmbjen/ Kërkesa e Turizmit për qeverinë: Kështu shmanget falimentimi i bizneseve

28 Shtator 2020, 18:33 Nga DOSJA
Paketë për rimëkëmbjen/ Kërkesa e Turizmit për

TIRANË– Është kjo kërkesa që kanë përfaqësuesit e industrisë turistike për qeverinë për të shmangur falimentin e shumë bizneseve që operojnë në këtë sektor.

Sipas kreut të Shoqatës së Hoteleri Turizmit Zak Topuzi, pjesa më e madhe e strukturave hoteliere janë të mbyllura për shkak të masave kufizuese dhe mosmarrja e masave sipas tij po e çon turizmin drejt kolapsit.

Operatorët turistikë vlerësojnë se humbjet që ka pësuar sektori nga mungesa e  turistëve të huaj janë të mëdha dhe arrijnë në rreth 1.3 miliardë euro deri më tani.

Ndërsa kohëzgjatja e pandemisë Covid-19 mbetet e pasigurt dhe shtetet vijojnë të mbajnë ende në fuqi masat kufizuese për mbylljen e kufijve, rimëkëmbja e turizmit duket se do të marrë kohë dhe vlerësohet shumë larg situatës së një viti më parë, ku të ardhurat nga kjo industri arritën në rreth 2.1 miliardë euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet falimentimi i bizneseve koronavirusi ne shqiperi zak topuzi falimentimi i bizneseve koronavirusi ne shqiperi zak topuzi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2020, 17:14

TIRANË– Mbajtja e maskës është e detyrueshme në të gjitha mjediset e mbyllura, por nuk do të jetë e tillë për klientët që do të frekuentojnë baret dh...