Aktualitet

6 orë seancë paraprake, GJKKO dërgon për gjykim 30 persona nga dosja e operacionit “Limit”, si u shkatërruan katër gru

28 Shtator 2020, 18:59 Nga DOSJA
6 orë seancë paraprake, GJKKO dërgon për gjykim 30 persona

TIRANË-  Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas gjashtë orësh seancë paraprake, ka dërguar për gjykim 30 persona që u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Limit” dhe që akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Për të arrestuarit: Sokol Nesimi, Aldo Nesimi, Bilbil Shalqi, Enkelejd Sadik, Gjergji Çovaj, dhe 16 personave të tjerë, GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për trafik droge. Fejzo Dana, Agron Manka, Bektash Zeneli, etj, do të gjykohen në Gjirokastër për akuzën e kultivimit te kanabisit. Ndërsa të arrestuari shtetasit Kastriot Hoxha, Nertin Hoxhalli dhe Eugen Meka. do të gjykohen në gjykatën e Tiranës për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni “Limit” u zhvillua në vitin 2019, pas një hetimi tre vjeçar që çoi në shkatërrimin e katër grupeve kriminale të trafikut të kokainës dhe kanabisit që përpunohej në vendin tonë dhe trafikohej në Greqi, Turqi dhe vende të BE-së.

Hetimet zbuluan se në këtë rrjet ishin të përfshirë edhe 300 efektivë policie në disa qytete të Shqipërisë, si: Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, etj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni “limit” operacioni “limit”

Sondazh

Poll