Aktualitet

Përshkallëzohet lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, vritet gjeneralmajori dhe dy kolonelët armenë

28 Shtator 2020, 19:20 Nga DOSJA
Përshkallëzohet lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, vritet

TIRANË– Lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit është përshkallëzuar duke lënë pas edhe viktima të tjera. Këtë herë, Azvision.az shkruan se i vdekur në zojën e parë të zjarrit ka mbetur një gjeneralmajor dhe dy oficerë të tjerë të rangut të lartë të ushtrisë armene.

Bëhet fjalë për Gjeneralmajorin Arakel Martikyan, Shefin e Drejtorisë së Inteligjencës së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Armene, i cili u vra në një shpërthim në vijën e kontaktit.

Dy oficerët e tjerë janë komandanti i Brigadës Speciale, Nënkolonel Vardanyan Lernik Aregi dhe Kolonel Nikolai Mikaelovich Aykyan.

Lufta mes dy vendeve ka shpërthyer ditën e djeshme, për rajonin e Karabak. Konflikti ishte shuar prej vitesh dhe është rindezur dje. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga armenët etnikë. Kur u shkëput në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në luftime. Ndërkohë presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka deklaruar ditën e djeshme se është i sigurtë për të rimarrë kontrollin mbi rajon. Në total numri i viktimave ka shkuar në 39.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lufta armeni-azerbajxhan lufta armeni-azerbajxhan

Sondazh

Poll