Politike

Edi Rama publikon shifrat: 132 mijë vende pune të reja në biznesin e madh, javë të mbarë!

28 Shtator 2020, 07:40 Nga DOSJA
Edi Rama publikon shifrat: 132 mijë vende pune të reja në

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm shifrat ku pasqyrohet numri i përgjithshëm i të punësuarve në biznesin e madh në fund të vitit 2019.

Rama e nisi ditën e hënë duke ndarë me njerëzit bilancin për çdo punojnësi të rregjistruar dhe të mbuluar me sigurime shoqërore e shëndetësore.

Sipas tij numri i vendeve të reja pune në biznesin e madh është rritur me 132 mijë nga viti 2013 në vitin 2019.

Postimi i Edi Ramës:

Mirëmëngjesi dhe me këtë tjetër të dhënë nga regjistri i Tatimeve të Republikës së Shqipërisë, ku pasqyrohet numri i përgjithshëm i të punësuarve në Biznesin e Madh në fund të vitit 2019, mbi bazën e emrit e mbiemrit të çdo punonjësi të regjistruar dhe të mbuluar me sigurime shoqërore e shëndetësore (pra, pa bërë këtu asnjë llogari me hamëndje të punonjësve të padeklaruar), ju uroj një javë të mbarë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bilanci i te punesuarve edi rama bilanci i te punesuarve edi rama

Sondazh

Poll