Politike

Zgjedhjet e 25 prillit 2021/ Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit në qarqe: Nuk jam i kënaqur me punën time, e jo më me

28 Shtator 2020, 07:24 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit 2021/ Rama mbledh në selinë rozë

TIRANË- Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe. Mësohet se në fokus të këtij takimi janë porositë për fushatën zgjedhore dhe raportimet e problemeve në qarqe.

Pas mbledhjes e cila zgjati një orë, Rama deklaroi se tani jemi në fushatë zgjedhore dhe është  koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit.

Sa i përket punës së drejtuesve të PS në qarqe, kreu i maxhorancës tha se nuk është i kënaqur as me veten e tij dhe aq më pak me punën e tyre.

“Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën. Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time, lërë më me drejtuesit politikë”, deklaroi Rama.

Sa i përket draftit të opozitës së bashkuar për Kodin Zgjedhor, kryeministri tha se është në tagrin e grupit që merret me reformën zgjedhore.

Më 21 shtator kryeministri Edi Rama zhvilloi një tjetër takim me drejtuesit e qarqeve në selinë e Partisë Socialiste, me të cilët diskutoi rreth organizimit të zgjedhjeve që do të mbahen më 25 Prill 2021. Gjatë mbledhjes ishte i pranishëm zëvendësuesi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Ardian Cela i cili është në pozicionin e koordinatorit të qarkut të Durrësit.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mbledh shtabin rama mbledh drejtuesit politik në qarqe edi rama mbledh shtabin rama mbledh drejtuesit politik në qarqe

Sondazh

Poll