Politike

Lufta Armeni-Azerbajxhan, Rama: Ulni armët dhe të nisim negociatat, nuk duam viktima

27 Shtator 2020, 18:38 Nga DOSJA
Lufta Armeni-Azerbajxhan, Rama: Ulni armët dhe të nisim negociatat,

TIRANË– Kryeministrit Edi Rama ka reaguar nën cilësinë e kryetarit të OSBE-së, pas luftës së rinisur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Përmes një njoftimi, në faqen zyrtare të OSBE-së, Rama shkruan se të dyja palët e përfshira duhet të kthehen në armëpushim, para se numri i viktimave të rritet akoma më tepër.

Unë i nxis të gjithë të përfshirët të kthehen menjëherë në armëpushim para se numri i njerëzve i këtij konflikti të rritet më tej,”– shkruan Rama, i cili shton më tej se është mirë që mes dy vende të nisin negociatat.

Rama vuri në dukje se Bashkëkryetarët e Grupit Minsk të OSBE-së dhe Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të Përgjithshëm, Ambasadori Andrzej Kasprzyk, kanë qenë në kontakt të ngushtë me palët. Rama mbështet plotësisht përpjekjet e tyre për të stabilizuar situatën në terren dhe përsëriti se nuk ka asnjë alternativë për një zgjidhje paqësore të negociuar të konfliktit. Ai nënvizoi mbështetjen e tij për përpjekjet e bashkë-kryetarëve për të rifilluar negociatat thelbësore pa parakushte, sa më shpejt të jetë e mundur.

Kryesuesi i Përgjithshëm gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën në këtë raund të fundit të dhunës.

Përleshjet e dy vendeve ditën e sotme kanë ardhur pasi forcat armene sulmuan ushtrinë e Azerbajxhanit dhe forcat civile, ndërkaq në rajonin e Nago-Karabakut deri më tani janë konfirmuar 16 viktima dhe të paktën 100 të plagosur. NATO gjithashtu ka bërë thirrje për amrëpushim. Ndërsa Turqia ka dalë në krah të Azerbajxhanit, duke i kërkuar Armenisë që të tërhiqet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konflikti mes armenise dhe azerbajxhanit edi rama konflikti mes armenise dhe azerbajxhanit

Sondazh

Poll