Aktualitet

“S’ka drita, rruga është burim aksidentesh”/ Banorët e Hotit të Ri në Shkodër në protestë, ulen në mes të aksit

27 Shtator 2020, 10:05 Nga DOSJA
“S’ka drita, rruga është burim aksidentesh”/

SHKODËR- Ditën e sotme banorët e fshatit Hot i Ri dolën në protestë, ku bllokuan rrugën që lidh Postribën me Shkodrën.

Gjatë 20 minutave që protestuan, ata kërkuan vënien në funksion të ndriçimit publik të rrugës, si dhe kontroll të këtij segmenti për shpejtësinë e automjeteve pasi shkaktohen shumë aksidente.

Po kështu banorët i bënë thirrje pushtetit lokal dhe qendror,  se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre do të bllokohet sërish rruga.

Aksi ka 7 vite që është rikonstruktuar, por pavarësisht se janë vendosur shtylla dhe ndriçuesit, nuk funksionojnë. Hera e 15-të që e kërkojmë rrugën me standarde. Që kur u bë rruga, një muaj kishte drita. Këtu janë shtylla, por ndriçim nuk ka. Këtu janë bërë 10 aksidente për dy javë, raste vdekjesh ka. Patrullat dalin vetëm për drutë. Të dalë një patrullë policie të rrijë këtu 24 orë. Ndricimi nuk ka të bëjë me politikë, por me jetën e njerëzve. I bëj thirrje kryeministrit, ku kanë shkuar lekët e ndriçimit? Ku është Edi Rama dhe Partia Socialiste?”,  u shprehën disa prej banorëve për Abc News.

Pamje nga protesta

Nuk është hera e parë që banorët e kësaj protestojnë për këtë aks rrugor. Ende nuk është marrë asnjë masë nga shteti.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protestë në hot të ri proteste ne shkoder protestë në hot të ri proteste ne shkoder

Sondazh

Poll