Aktualitet

“Një nga eksperiencat më të vështira, luftova me vdekjen”/ Me maskë oksigjeni, pacienti tek Infektivi publikon foto nga

27 Shtator 2020, 08:27 Nga DOSJA
“Një nga eksperiencat më të vështira, luftova me

TIRANË- Gjergji Kulla është një nga të infektuarit me COVID-19, i cili po merr mjekim në spitalin Infektiv në Tiranë.

Në rrjetet sociale, Kulla ka publikuar një foto ku shfaqet i shtrirë në shtrat dhe shprehet se lufta me virusin është shumë e vështirë. Teksa mban maskën e oksigjenit, ai iu bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e COVID-19.

“Pershendetje miq,kusherinj,shoke ,dashamire dhe bashkepunetore. Kam qe ne date 20 gusht qe po ndeshem me Covid19. Jam i shtruar  ne spitali covid 1 qe ne date 01.09.2020. Eshte nga eksperiencat me te veshtira qe kam kaluar ne jete ku jeta dhe vdekja luftojne se kush do triumfoje.Shyqyr zotit ja kam hedhur te keqijave dhe pres tju bashkohem ne jeten e perditshme sa me shpejt. Ruajuni nga Covid miq,respektoni rregullat”, shkruan ai.

Ndërkohë, në Shqipëri rritet çdo ditë numri i të infektuarve me COVID. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 108 raste të reja dhe janë shënuar edhe 2 viktima. Në total numri i viktimave ka shkuar në 375. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjergji kulla gjergji kulla

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shtator 2020, 06:39

ITALI- Policia italiane ka arrestuar një 39-vjeçar shqiptar, pasi ka tentuar të përdhunojë vjehrrën e tij. Mësohet se 39-vjeçari shqiptar fillimis...