Aktualitet

Shpërndante drogë në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë/ Arrestohet 30-vjeçari, si u kap në flagrancë pranë karbura

27 Shtator 2020, 08:12 Nga DOSJA
Shpërndante drogë në zonën e “Myslym Shyrit”

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 30-vjeçarin me iniciale E.M, pasi është kapur duke shpërndarë drogë në zonën e “Myslim Shyrit” në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se i riu është pikasur teksa i shiste drogën një qytetari me iniciale M.P, pranë një karburanti në këtë zonë.  Pas arrestimit të riut i janë gjetur 720 gramë kanabis.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, operacioni policor i koduar “Zona”.

Vihet në pranga 30-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza në zonën e “Myslym Shyrit”. Procedohet penalisht një shtetas tjetër. Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme dozash me lëndë narkotike kanabis dhe 2 aparate celular.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Zona”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike. Po në kuadër të operacionit u procedua në gjendje të lirë shtetasi M.P.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve është marrë informacion në rrugë operative se shtetasi E. M. posedonte lëndë narkotike dhe merrej me shpërndarjen e saj në zonën e “Mysylm Shyrit”, Tiranë, të cilën ia shiste shtetasve të ndryshëm.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe vijuar kontrollet në zonën e “Mysylm Shyrit”, ku mbrapa një karburanti kanë konstatuar shtetasin E. M., duke i shitur lëndë narkotike shtetasit M.P.

Në vijim të operacionit, pas kontrolleve të ushtruara Policia gjeti të fshehur në hyrje të një pallati një sasi dozash me lëndë narkotike si dhe po gjatë kontrollit të banesës gjeti edhe sasinë tjetër lënde narkotike gati për ta ndarë në doza gjithësej 720 gramë kanabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 30-vjeçari në tiranës arrestohet 30-vjeçari në tiranës

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shtator 2020, 06:39

ITALI- Policia italiane ka arrestuar një 39-vjeçar shqiptar, pasi ka tentuar të përdhunojë vjehrrën e tij. Mësohet se 39-vjeçari shqiptar fillimis...