Aktualitet

Aksident tek “21 Dhjetori”/ Makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari përfundon në spital me plagë

27 Shtator 2020, 09:48 Nga DOSJA
Aksident tek “21 Dhjetori”/ Makina përplas 70-vjeçarin,

TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e “21 Dhjetorit” në kryeqytet këtë të diel, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 70-vjeçar, i cili ka përfunduar në spital.

Nga informacionet paraprake mësohet se tashmë në vendin e ngjarjes ka arritur  grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ku po punojnë për për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacioni paraprak:

Me datë 27.09.2020, rreth orës 11:05, tek “21 Dhjetori” mjeti me drejtues E.C., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.M., rreth 70 vjeç, i cili u dërgua në spital, nënkujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident tek 21 dhjetori aksident tek 21 dhjetori

Sondazh

Poll