Aktualitet

Vetëm 7 muaj me patentë 21-vjeçari kapet nga policia duke qarkulluar me shpejtësi skëterrë

27 Shtator 2020, 08:50 Nga DOSJA
Vetëm 7 muaj me patentë 21-vjeçari kapet nga policia duke

TIRANË– Gjatë kontrolleve të policisë rrugore në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në zonën e Saukut, janë parë që një numër i madh shoferësh kanë qarkulluar me shpejtësi rreth 200 km në orë.

Për pasojë policia ka pezulluar 22 patenta, nga të cilët 10 prej tyre për arsye të shpejtësisë jashtë  normave të lejuara, dhe 12 për alkool.

Ndërkohë një  21 vjeçar nga Tirana lëvizte me shpejtësi 197 km/h në kushte të lagështirës në rrugë dhe trafikur ende me fluks të madh. Siç njofton policia, 21 vjeçari kishte vetëm 7 muaj nga data e paisjes me patentë. Një shpejtësi e tillë rrezikon jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit, por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës.

Në pranga kanë rënë 4 shoferë  për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë Radari , drageri dhe polici të shpëtojnë jetën.

22 patenta të pezulluara përgjatë 5 orëve kontroll me radar e dragera, nga të cilat 10 për shpejtësi e 12 për alkool. 4 drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur??? dhe 3 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Në aksin rrugor Sauk – Teg janë evidentuar 10 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin 155 km/h deri 197 km/h në ????

Shpjetësi e frikshme e 21 vjeçarit nga Tirana, me 197 km/h mbrëmjen e së shtunës, në kushte të lagështirës në rrugë, trafikut ende me fluks të lartë. 21 vjeçari pa mbushur as 7 muaj nga data e pajisjes me patentë

✈️Shpejtësi që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit,? por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës?

Kontrollet kanë vijuar dhe vijonë ende në rrugët e Tiranës duke përdorur dragerat. Si rezultat janë evidentuar 8 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin ? nën ndikimin e alkoolit? në masë që varionte nga 0.30 mg/l deri në 0.48 mg/l,.

Gjithashtu janë arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejues mjetesh për drejtim mjeti? në gjendje të dehur??? dhe tre për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

shpejtësisë,???️ alkoolit? në ?

Respekto rregullat e qarkullimit për të mbritur në? destinacion i sigurt.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapet 21 vjecari ne tirane kapet 21 vjecari ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shtator 2020, 06:39

ITALI- Policia italiane ka arrestuar një 39-vjeçar shqiptar, pasi ka tentuar të përdhunojë vjehrrën e tij. Mësohet se 39-vjeçari shqiptar fillimis...