Aktualitet

“Ministrat të ndërhyjnë për ndërtimin e aksit”/ Banorët e Selenicës në protestë për anulimin e lotit të katërt n

27 Shtator 2020, 07:30 Nga DOSJA
“Ministrat të ndërhyjnë për ndërtimin e

SELENICË- Mëngjesin e sotëm dhjetëra banorë të Selenicës dhe fshatrave kanë protestuar për anulimin e lotit të katërt të rrugës së lumit të Vlorës.

Banorët kërkojnë rifillimin e punimeve në rrugën e lumit të Vlorës, e cila lidh Peshkëpinë me Selenicën dhe më pas del në autostradën Levan-Tepelenë. Me pankarta në duar, ata kanë kërkuar përfundimin e punimeve dhe shprehen se rruga do të thotë zhvillim për zonën.

“Ministrat të ndërhyjnë për ndërtimin e rrugës. Rama e prezantoi këtë investim, por u ndërpre. Ndërtimi i rrugës do të thotë zhvillim për zonën.“, shprehen banorët.

Ndërsa në pankartat që mbajnë në duar shkruhet: “Kërkojmë rrugë jo luks”, “Rruga Peshkëpi Selenicë- Autostradë”.  Sipas banorëve bashkia është vënë në dijeni, por sipas tyre nuk ka kompetenca për të ndërhyrë në këtë çështje. Banorët kanë deklaruar se nëse qeveria nuk nis punimet në këtë rrugë, ata do të dalin sërish në protestë.

Foto nga protesta: 

Ky aks rrugor është anuluar dhe nuk do të kalojë në Selenicë, por do të  kalojë nga Kuçi i Vlorës, me pretendimin se në këtë zonë ka turizëm. Kjo bën që Selenica të mbetet total pa rrugë pasi edhe rruga aktuale është thuajse jashtë funksionit.

Ndërkohë Selencia është e njohur për prodhimin bitumit, i cili eksportohet në Evropë dhe ky aks rrugor ishte i vetmti që mund të sillte zhvillim për zonën.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e selenicës në protestë loti i katërt në rrugën e lumit të vlorës banorët e selenicës në protestë loti i katërt në rrugën e lumit të vlorës

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shtator 2020, 06:39

ITALI- Policia italiane ka arrestuar një 39-vjeçar shqiptar, pasi ka tentuar të përdhunojë vjehrrën e tij. Mësohet se 39-vjeçari shqiptar fillimis...