Aktualitet

Shpejtësia në fundjavë/ Policia Rrugore nuk toleron asnjë, gjatë natës pezullon 20 patenta, 6 shtetas përfundojnë në pr

26 Shtator 2020, 06:25 Nga DOSJA
Shpejtësia në fundjavë/ Policia Rrugore nuk toleron asnjë,

TIRANE– Policia Rrugore e Tiranës ka zhvilluar kontrolle intensive mbrëmjen e kaluar deri në orët e para të mëngjesit si masë për të rritur sigurinë rrugore në fundjavë.

Gjatë orëve të mbrëmjes të datës 25 shtator deri në orën 00:40 të mëngjesit të së shtunës, janë evidentuar dhe janë ndëshkuar me pezullim të Lejes së Drejtimit 11 drejtues mjetesh, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin 150 km/h deri në 181 km/h.

Tiranë

Siguria Rrugore në fundjavë, në fokus të Policisë Rrugore të kryeqytetit. Shpejtësia mbi normat e lejuara, alkooli në timon dhe garat e shpejtësisë, të çojnë vetëm në një destinacion, , ose më akoma me keq, në 20 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi dhe alkool, gjatë drejtimit të mjeteve. 6 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, të arrestuar “për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, (në gjendje të dehur dhe të pa pajisur me leje drejtimi) Gjatë orëve të mbrëmjes të datës 25 shtator deri në orën 00:40 të mëngjesit të së shtunës, gjatë kontolleve me radar në rrugën interurbane Tiranë -Elbasan -Tiranë, janë evidentuar  dhe janë ndëshkuar me pezullim të Lejes së Drejtimit 11 drejtues mjetesh, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin 150 km/h deri në 181 km/h. Po gjatë këtij harku kohor, janë evidentuar dhe janë dërguar për gjykim në Organin Administrativ Shtetëror, 4 drejtues  automjetesh të cilët janë konstatuar duke bërë gara shpejtësi me njëri-tjetrin në zonën e Bulevardit të ri i cili lidh Unazën e Re me Yzberishtin. Ndërkohë kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat  deri në këto momente janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 9 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit  në masën që varionte nga 0.24 mg/l deri në 0.47 mg/l. Gjithashtu janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh që drejtonin mjetinnë gjendje të dehur në masën që varionte nga 0.61 mg/l deri në 0.67 mg/l. Si dhe janë arrestuar dhe 2 shtetas të tjerë për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi. Mos fluturo në rrugë me automjet dhe mos e drejto atë  në gjendje të dehur, se vret jetën tënde dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle policia rrugore e tiranes kontrolle policia rrugore e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2020, 05:00

Parashikimi i motit, 26 shtator 2020

TIRANE– Pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë me vranësira të dendura me reshje shiu në të gjithë vendin, reshjet herë pas here do të jenë të rrëmbyesh...