Aktualitet

‘Bab….pse u ndamë përsëri?’/ Vajza e fotografit të njohur emocionon me fjalët prekëse për humbjen e të atit: Prita

26 Shtator 2020, 05:11 Nga DOSJA
‘Bab….pse u ndamë përsëri?’/ Vajza e

TIRANE– Pak ditë më parë u nda nga jeta si pasojë e një infrakti kardiak, fotografi i njohur shqiptar Arben Çeli.

Vajza e tij, Silvi Çeli, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka shprehur dhimbjen e madhe që ka lënë pasë humbja e njeriut të dashur.

“Më thave shpirtin, po lotët nuk do më thahen tërë jetën për ty,” shkruan ajo.

Statusi i plotë

‘Bab….i shtrenjti im. Jeta ime. Shpirti im. Drita ime e syve, nuk e besoj dot, nuk e pranoj dot, nuk dua ta imagjinoj jeten time pa ty. Mezi e gjetem njeri tjetrin, pse keshtu papritur u ndam perseri? Ke do marr ne mengjes ne telefon dhe ne mbremje para se te fle? Nuk e di nese me sheh dhe me degjon, une do te te flas perdite, do te te them mirmengjes dhe naten e mire. Me thave shpirtin, po lotet nuk do me thahen tere jeten per ty. Per mua ishe nene,baba,moter, vella…cdo gje qe i jepte kuptim jetes sime. Dje prita ulur, se mos hapje syte e te me thoje sic me thoje gjithmone: o mami koteles bera shaka. Te dua shume, me ka marr malli. Per here te pare te them naten e mire pa te folur o bush.’

Arben Celi humbi jetën në moshën 53-vjeçare. Ai kishte më shumë se 20 vjet që punonte si fotograf tek agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben celi postimi emocionues arben celi postimi emocionues

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2020, 05:00

Parashikimi i motit, 26 shtator 2020

TIRANE– Pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë me vranësira të dendura me reshje shiu në të gjithë vendin, reshjet herë pas here do të jenë të rrëmbyesh...