Aktualitet

Tragjike në Pogradec! Një grua gjendet e pajetë në banesë, brenda kishte dhe fëmijën e mitur, i mituri ende jeton

25 Shtator 2020, 20:26 Nga DOSJA
Tragjike në Pogradec! Një grua gjendet e pajetë në

POGRADEC–  Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit. Një grua, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, është gjetur e pajetë në banesën e saj.

Së bashku me të, në banesë ka qenë edhe vajza e saj, rreth 10 vjeçe, e cila vuan nga epilepsia dhe kiishte 24 orë pa ushqim. Pas trajtimit në pediatri ajo e ka rimarrë veten, pasi është gjetur pa ngjyrë nga mungesa e ushqimit.

Ndërkohë në banesë policia ka gjetur edhe ilaçe duke ngritur dyshimet për një vetëvrasje.

Gruaja e cila është me nënshtetësi maqedonase para një muaji ka humbur bashkëshortin, po ashtu mësohet se 1 muaj më parë të ndjerës i kishte vdekur edhe bashkëshorti. Ende nuk dihet arsyeja e vdekjes së gruas, megjithatë nuk përjashtohet edhe vdekja për shkaqe natyrale. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan vdes gruaja ne elbasan elbasan vdes gruaja ne elbasan

Sondazh

Poll