Aktualitet

Problemet në familjen Zhidru në Elbasan, SQAROHET Policia e Shtetit: Kishin proces civil në Apel

25 Shtator 2020, 19:32 Nga DOSJA
Problemet në familjen Zhidru në Elbasan, SQAROHET Policia e Shtetit:

ELBASAN– Policia e Shtetit ka dhënë sqarimin në lidhje me lajmin se një shtetase i ka dërguar email Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për ti kërkuar ndihmë për konfliktin që kishte me Lefter Zhidrun.

Policia raporton se strukturat kanë verifikuar dhe trajtuar problematikën dhe kanë kryer veprimet e nevojshme duke thirrur dy familjet që ishin të përfshira në konflikt të cilat kishin hapur dhe një proçes civil në Gjykatën e Apelit.

Sqarim i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media se një shtetase nga lagjja “11 Nëntori”, Elbasan, i ka dërguar e-mail Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për t’i kërkuar ndihmë për një konflikt që kishte me shtetasin Lefter Zhidru, sqarojmë opinionin publik se:Më datë 04.05.2020, në adresën zyrtare të e-mail-it [email protected], është dërguar e-mail nga zonja, e cila ka raportuar konfliktin që kishte me këtë shtetas. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ankesa i është përcjellë menjëherë po atë ditë strukturave përkatëse. Këto struktura kanë verifikuar dhe trajtuar problematikën, duke kryer veprimet e nevojshme, mbi bazën e procedurave standarde të punës. Janë thirrur dhe kontaktuar palët e përfshira në konflikt dhe prej asaj date nuk ka patur më asnjë ankesë në polici. Mes këtyre dy familjeve kishte dhe një proces civil në Gjykatën e Apelit.Policia e Shtetit fton çdo media ta kontaktojë zyrtarisht, për të shmangur informacionet e pasakta, si dhe qytetarët të denoncojnë çdo paligjshmëri, duke iu garantuar reagim me shpejtësi dhe profesionalizëm.’- thuhet ne deklaratën e Policisë.

Mirëpo policia nuk ka dhënë sqarim në lidhje me videon që u bë publike nga Dosja.al të Zhidru, që daton që në muajin mars kur të gjithë ishim në karantinë, ku shihet nën praninë e efektivëve duke akuzuar banorët e lagjes se do ti çojë në gjyq, thyejë telefonin apo godasë. Në video i moshuari i quan efektivët ‘garipa’, ndërsa banorët e tjerë i quan banda.

Banorët janë shprehur për mediat se janë ankuar disa herë për veprimet e 71-vjeçarit mirëpo nuk ka pasur asnjë reagim nga forcat e shtetit. Për këto ankesa Policia nuk dha asnjë sqarim!

(k.m/a.b)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru policia e shtetit sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan lefter zhidru policia e shtetit sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll