Aktualitet

Erëra të forta, rrebeshe shiu/ Drejtoria e Përgjithshme Detare bën njoftimin e rëndësishëm: Moti do të përkeqësohet, m

26 Shtator 2020, 05:24 Nga DOSJA
Erëra të forta, rrebeshe shiu/ Drejtoria e Përgjithshme Detare

TIRANE– Që nga mbrëmja e djeshme vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe mot i paqëndrueshëm. Për shkak të motit të keq Drejtoria e Përgjithshme Detare ka lajmëruar të gjithë operatorët të marrin masa sigurie

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se si rezultat i erërave të forta me drejtim nga jugu më 25 – 26 shtator moti do të përkeqësohet, në zonën bregdetare të Adriatikut dhe Jonit. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3 metra dhe perioda 6 sekonda. Vendi ynë do të përfshihet nga erëra të forta dhe shi në formë rrebeshi me intensitet të lartë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, të cilat duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurtë dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare

Kujdes!

Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim jug në daten 25 shtator 2020 deri më 26  shtator 2020 moti do të përkeqësohet, në zonën bregdetare të adriatikut dhe jonit. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3 m dhe perioda 6s .Vendi ynë do të përfshihet nga era të forta dhe shi në formë  rrebeshi me intesitet të lartë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë , duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria e pergjithshme detare moti ne shqiperi reshje te dendura shiu drejtoria e pergjithshme detare moti ne shqiperi reshje te dendura shiu

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2020, 05:00

Parashikimi i motit, 26 shtator 2020

TIRANE– Pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë me vranësira të dendura me reshje shiu në të gjithë vendin, reshjet herë pas here do të jenë të rrëmbyesh...