Aktualitet

‘Tirana si Venecia’/ Çfarë ndodhi mbrëmë në kryeqytet? E njëjta problematikë çdo vit, pamje nga rrugët e përmbytur

26 Shtator 2020, 06:00 Nga DOSJA
‘Tirana si Venecia’/ Çfarë ndodhi mbrëmë

TIRANE– Nëse dikush do shikonte pamjet e mëposhtme nuk do i shkonte në mend që janë të filmuara në Tiranë. Në minutat e para të rebeshit të shiut që filloi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, rrugët kryesore të vendit u përmbytën.


Pamjet siguruara nga Dosja.al tregojnë sesi rrugët si Mysylm Shyri, Rruga e Elbasanit, 21 Dhjetori, Fresku, lagje të Tiranës janë të mbushura me ujë, aq sa të jep përshtypjen se je në qytetin e Venecias.

Këto nuk janë pamje që i shikojmë për herë të parë, pasi kjo problematikë ndodh çdo vit dhe sërish nuk po zgjidhet nga institucionet përkatëse.

Pamjet flasin vetë kështu që hidhini një sy. Ndërkohë çadra juaj nuk duhet t’ju ndahet pasi parashikohet që shirat të vazhdojnë përgjatë gjithë fundjavës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet permbytjet ne tirane shiu ne tirane permbytjet ne tirane shiu ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2020, 05:00

Parashikimi i motit, 26 shtator 2020

TIRANE– Pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë me vranësira të dendura me reshje shiu në të gjithë vendin, reshjet herë pas here do të jenë të rrëmbyesh...