Aktualitet

Shisnin kokainë! Arrestohet çifti shqiptar në Itali, telefonatat nga bashkëshortja “tradhëtuan” 40-vjeçarin

25 Shtator 2020, 18:50 Nga DOSJA
Shisnin kokainë! Arrestohet çifti shqiptar në Itali,

ITALI– Një çift bashkëshortësh shqiptarë janë arrestuar nga Policia italiane pasi akuzohen për trafik lëndësh narkotike. Teksa po patrullonin në rrethin Cesare të Komunës Savignano, efektivët italianë vunë re 40-vjeçarin, i cili po qëndronte pranë një institucioni publik në mënyrë të dyshimtë. Në momentin që Policia i është afruar për ta pyetur, shqiptari është shfaqur nervoz, duke shtuar dyshimet e efektivëve.

Kjo i nxiti ata të ushtronin një kontroll ndaj 40-vjeçarit dhe brenda automjetit të tij, ku edhe gjetën kokainë. Pasi zbuluan drogën, Policia ushtroi kontrolle edhe në banesën e tij, sidomos pasi bashkëshortja e telefonte shumë shpesh. Në momentin që efektiëvet mbërritën pranë shtëpisë, 37-vjeçarja tentoi të largohet duke mbajtur me vete një çantë, brenda të cilës gjithashtu kishte lëndë narkotike. Kështu dhe ajo përfundoi në pranga njësoj si bashkëshorti i saj. 

Pasi u shoqëruan për në Komisariat, për çiftin e bashkëshortëve Gjykata e Forlìt, vendosi për lirimin e tyre deri në shpalljen e vendimit. Ndërkoëh vazhdojnë hetimet për të gjetur furnizuesit me kokainë të çiftit shqiptar.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali itali savignano arrestohen shqiptaret ne itali itali savignano

Sondazh

Poll