Aktualitet

Flasin fqinjët e 71-vjeçarit: 2 vitet e fundit ishte i tensionuar, thanë se po përgatiste eksploziv C4

24 Shtator 2020, 19:17 Nga DOSJA
Flasin fqinjët e 71-vjeçarit: 2 vitet e fundit ishte i tensionuar,

ELBASAN– Ekzekutimi i Lefter Zhidrit bëri bujë të madhe në të gjithë vendin për shkak të plagosjeve që bëri, rezistencës ndaj RENEAS, FSHN-së e deri në momentin e fundit.

E gjithë kjo erdhi si e papritur për banorët të cilët dolën nga banesat e tyre nën panik për atë që panë të ndodhte. Pronarët e një Fast Food-i aty pranë janë shprehur për mediat se dy vitet e fundit i moshuari kishte shenja të problemeve të shëndetit mendor.

Sipas fqinjëve vetëm para ngjarjes ka shkuar policia, dhe pas debateve më të shoqen ai është futur në banesë dhe ka marrë armën të qëllojë nga ballokoni dhe ka thirrur “më sillni gocën”.

Vajzës vinte i blinte hamburger, ishte klient në fast foodin tonë. 2 vitet e fundit ishte i tensionuar dhe shfaqte shenja të problemeve të shëndetit mendor. Sot para ngjarjes 30 minuta erdhi policia foli me të shoqen, e ka thirrur e shoqja. Policia vajti te shtëpia, ky ndërkohë pas debateve me të shoqen u fut në banesë mori armën dhe dhe qëlloi nga ballkoni. Ai nisi të qëllojë policinë, “më sillni gocën” iu thoshte. 2 plumba përfunduan në karrigen e fast foodit. Qëlloi nga ballkoni’- u shprehën banorët.

Ndërkohë, një tjetër dëshmitar nga vendngjarja rrëfen se plumbat i kanë rënë mbi makinë. “Ishte situatë horror, njerëzit të terrorizuar. Thonë se 71-vjeçari po përgatiste eksploziv C4”, thekson ai.

Pas 5 orësh forcat RENEA ekzekutuan 71-vjeçarin nga Elbasani, Lefter Zhidru! I moshuari shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pas një sherri me ish-gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë. Pavarësisht thirrjeve për t’u dorëzuar, ai nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u vra brenda banesës. Aty kishte një armë zjarri, fishekë dhe lëndë plasëse.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2020, 19:17

TIRANË– Publikohen pamje nga brenda nga trupi i pajetë i 71-vjeçarit Lefter Zhidru në Elbasan. Në pamjet nga brenda banesës ku u ngujua për më shumë...