Aktualitet

INTERAKTIVE/ Moment pas momenti! Ndodhia në Elbasan që terrorizoi vendin, “shkëndija” që shkaktoi sherrin në familje, d

24 Shtator 2020, 16:42 Nga DOSJA

ELBASAN– 71-vjeçari, Lefter Zhidru ka terrorizuar një qytet të tërë. Dosja.al iu sjell të përmbledhur mënyrën sesi nisi ngjarja në Elbasan, plagosjen e dy kalimatarëve, deri tek aksioni i RENEA-ve që solli ekzektutimin e tij në banesën e ish-gruas.

ORA 13:00- Ish-gruaja shkon në shtëpinë e saj bashkë me të bijën, gjen 71-vjeçarin, i cili i kërkon “llogari” për itinerarin e saj. 

ORA 13:15- Në banesë nis sherri. Ish-gruaja merr në telefon Policinë dhe i kërkon ndihmë, ndërsa bashkë me vajzën largohet me sukses nga shtëpia. Nga ana tjetër, Lefter Zhidru ka nxjerrë armën e tij. 

ORA 13:30- Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa i moshuari ka dalë në ballkon dhe qëllon pa “teklif” kundër tyre. Për fat asnjë efektiv nuk është lënduar.

ORA 13:45- I moshuari plagos dy kalimtarë që po ecnin pranë pallatit për të shkuar në banesën e tyre. 

ORA 13:54- Ish-gruaja dhe vajza e mitur, 14 vjeç, dalin pa asnjë dëmtim nga banesa. Policia vijon thirrjet për dorëzim, si përgjigje merr plumbat. 

ORA 14:14- FNSH, “Shqiponjat” dhe RENEA-t në vendngjarje. Nisin intensivisht negociatat për dorëzimin e të moshuarit. Nga banesa asnjë sinjal pozitiv. 

ORA 16:17- Ende asnjë përgjigje pozitive nga brenda banesës. Lefter Zhidru nuk po qëllon më. Në telefon e ka marrë e bija, e cila nën praninë e një psikologeje i kërkon të atit që të dorëzohet. Ai nuk përgjigjet. 

ORA 16:35- Dy të rinjë Adenour Konaxhiu 21 vjeç dhe 22-vjeçari Ledio Saraçi janë mirë. kanë marrë plumb në këmbë por nuk u kanoset jeta. 

ORA 17:02- Nisin lëvizjet e para për të ndërhyrë. Kokat e Policisë së Shtetit janë në terren dhe po hartojnë planin e ndërhyrjes. Ndërkohë snajperët kanë rrethuar banesën. Mesazhi është i qartë: zjarrit do t’i përgjigjen me zjarr. 

ORA 17:37- Mesa duket e kishte vendosur! Duke parë se çfarë po ndodhte jashtë banesës së tij, Zhidru bën kërkesën e fundit, kërkon të flasë në telefon me të birin, i cili i jeton jashtë vendit. Kërkesa iu mohua! 

ORA 17:55- Mbaron koha e pritjes! Pa rënë nata, RENEA ndërhyn për të neutralizuar të moshuarin. Nga larg dëgjohen krisma me armë zjarri dhe shpërthime. Pastaj qetësi…

ORA 18:00- E konfirmuar! 71-vjeçari Lefter Zhidru u vra në banesën e ish-gruas nga frocat RENEA.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll