Aktualitet

U ekzekutua nga RENEA pas 5 orësh ngujim, zbulohet çfarë u gjet në banesën e të moshuarit në Elbasan

24 Shtator 2020, 16:51 Nga DOSJA
U ekzekutua nga RENEA pas 5 orësh ngujim, zbulohet çfarë u gjet

ELBASAN-Donte të qëllonte mbi bashkëshorten e tij, më pas qëlloi mbi kalimtarë derisa forcat e policisë e ekzektuan 71-vjeçarin Lefter Zhidru në qytetin e Elbasanit.

I moshuari qëndroi për më shumë se 3 orë i ngujuar në banesë, aty ku nuk pranonte të komunikonte me njeri deri në momentin kur u ekzekutua.

Është mësuar se në banesën e të moshuarit u gjetën 6 kallëpe tritoli dhe kapsolla. Fatmirësisht 71-vjeçari nuk mundi që ta përdorte tritolin pasi ngujimi i tij nuk zgjati shumë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Nëntori”, ku ish- gruaja e 71-vjeçarit ka njoftuar policinë pas sherrit në familje. Me të mbërritur policia, 71-vjeçari ka bërë rezistencë dhe ka qëlluar në drejtim të policisë, duke lënë të plagosur 2 kalimtarë, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç,  fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Fatmirësisht, edhe ish- gruaja e 71-vjeçarit Floresha Zhidru dhe e bija e tij 14-vjeç A. Zhidru janë nxjerrë nga banesa të palënduara.

Pas 5 orësh forcat RENEA ekzektuan 71-vjeçarin nga Elbasani, Lefter Zhidru! I moshuari shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pas një sherri me ish-gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë. Pavarëisht thirrjeve për t’u dorëzuar, ai nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u vra brenda banesës. Aty kishte një armë zjarri, fishekë dhe lëndë plasëse.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll