Aktualitet

Lajmi i mirë për shqiptarët/ Qeveria greke merr vendimin: Hiqet kufizmi për punëtorët sezonalë 

24 Shtator 2020, 16:28 Nga DOSJA
Lajmi i mirë për shqiptarët/ Qeveria greke merr vendimin: Hiqet

GREQI- Autoritetet greke së fundmi kanë vendosur se do të hiqet kufizimi për numrin e personave që do të të shkojnë në Greqi, ne zonën e Thesprotise si punëtorë sezonalë.

Lajmi e ka bërë me dije ligjvënësi grek Vasileios Giogiakas, sakaq në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka përcjellë kryetari i Forumit të të rinjve Demokratë në Sarandë, Jolio Dine.

Dine shkruan se nuk do të ketë asnjë kufizim për numrin e personave që do të mund të kalojne në Greqi si punëtore sezonale.

Nje super lajm per gjithe punetoret sezonale ne rajonin e Thesprotise ne Greqi! Ne komunikim me deputetin e Igumenices, Vasilis Giogiakas, ky i fundit konfirmon se nuk do te kete asnje kufizim per numrin e personave qe do te mund te kalojne ne Greqi si punetore sezonale. Nga e hena tjeter do te nise edhe dorezimi i dokumentacionit ne sektorin perkates te Emigracionit ne zonen e tyre ne Greqi nga fermeret greke qe do te kerkojne punetore sezonale, te cilet do te mund te kalojne me pas me dokumentacion te rregullt ne Greqi permes pikave kufitare qe jane te hapura,” shkruan Dine.

(A.K.Dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jolio dine jolio dine

Sondazh

Poll