Aktualitet

Forcat RENEA ekzekutojnë pas 5 orësh, 71-vjeçarin në Elbasan

24 Shtator 2020, 16:03 Nga DOSJA
Forcat RENEA ekzekutojnë pas 5 orësh, 71-vjeçarin në

ELBASAN-Është ekzekutuar 71-vjeçari, Lefter Zhidru i cili kishte më shumë se 5 orë që bënte rezistencë ndaj forcave të ndërhyrjes së shpejtë në Elbasan.

RENEA vendosi para pak minutash që të hynte në banesën ku ndodhej i moshuari për ta kapur atë. Pasi kanë hyrë në banesë, është hedhur në tokë dera e më pas policia ka hedhur gaz lotësjellës si dhe shashka shpërthyese. Më pas ashtu siç u bë e ditur është bërë dhe ekzekutimi i tij në banesën e ish-bashkëshortes.

Ekzekutimi i të moshuarit erdhi pas një konflikti që ndodhi në lagjen numër 11 në Elbasan, me ish-bashkëshorten e tij. Ky konfikt duket se ka bërë që Zhidru të rrëmbente armën tip kallashnikov e të qëllonte me breshëri për rreth 30 minuta.

Ishte ish-bashkëshortja, me të cilën ka dhe një vajzë 14-vjeçare, ajo e cila lajmëroi policinë për ta neutralizuar të moshuarin pasi u bë rrezik për kalimtarët.

Në momentin që në zonën e quajtur ‘Kthesa e Sarës’ erdhën forcat RENEA dhe FSHN, burri që njihej si problematik në lagje qëlloi drejt tyre, mirëpo efektivët arritën të shkonin në kat të tretë, duke shpëtuar kështu nga plumbat.

Fatkeqësia ishte që plumbat kapën dy persona të rastësishëm në rrugë, dy të rinj të moshave 21 dhe 22 vjeç, të cilët tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.

Babai i tre fëmijëve, ish-bashkëshorti i tre grave u ekzekutua në orën 18:02 të ditës së sotme pasi terrorizoi një qytet të tërë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll