Aktualitet

Merr fund pas 5 orësh TERRORI në Elbasan! 71-vjeçari ekzekutohet brenda banesës, deri në fund u rezistoi forcave RENEA. Par

24 Shtator 2020, 11:28 Nga DOSJA
Merr fund pas 5 orësh TERRORI në Elbasan! 71-vjeçari

ELBASAN Ekzekutohet pas 5 orësh 71-vjeçari nga Elbasani, Lefter Zhidru! I moshuari shkaktoi terror në qytet pasi qëlloi me armë zjarri tip “kallashnikov” nga ballkoni i shtëpisë së ish-bashkëshortes së tij, duke plagosur edhe dy kalimtarë të rastit.

Ngjarja nisi pak pas mesdites, në lagjen “11 nëntori”, në afërsi të Kthesës së Sarës, kur ish-gruaja ishte kthyer në banesë bashkë me të bijën e mitur, vetëm 14 vjeç. I nxehur me sjelljen e ish-gruas, Zhidru e pyeti ish-bashkëshorten e tij se ku kishte shkuar dhe i pakënaqur nga përgjigjia e saj, nisi një konflikt me të.

E trembur për jetën e saj, e moshuara ka njoftuar Policinë e zonës, e cila ka shkuar në vendngjarje.

Teksa Zhidru qëllonte në ballkon, efektivët ishin ngjitur një kat më lart (në të tretin) për të pasur mundësi që të neutralizonin agresorin. Megjithatë të shtënat kanë zgjatur për më shumë se 30 minuta dhe nga plumbat e lëshuar janë plagosur dy kalimtarët të rastit: Ledio Saraçi 22 vjeç dhe Adenouer Konaxhiu, 21 vjeç. Të dy ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që 71-vjeçari ushtronte terror, në zonë kishin mbërritur efektivët e zonës, forcat FNSH, “Shqiponja” dhe RENEA. Bashkë me ta dhe krerët e Policisë së Shtetit për të ndjekur nga afër operacionin. Ishte policia ajo që bëri të mundur nxjerrjen nga shtëpia të gruas dhe vajzës 14-vjeçare.

Për 5 orë me të moshuarin janë zhvilluar negociata, duke përfshirë edhe të bijën e mitur. Edhe pse foli në telefon me të dhe i dëgjoi lutje që të dorëzohej, sërish i moshuari nuk hoqi dorë. Por gjithsesi u mbyll në banesë pa shtënë me armë zjarri. Pasi vendosën snajpera në çdo pallat rrethuar, forcat RENEA vendosën që të ndërhynin duke përdorur ballkonin e banesës.

Fillimisht për ta neutralizuar të moshuarin u përdor gaz lotësjellës dhe shashka shpërthyese por Zhidru nuk kishte të ndalur dhe nisi sërish të qëllonte duke vënë në rrezik jetën e efektivëve. Në fund, ata vendosën që ta ekzekutonin në banesë për t’i dhënë fund terrorit që përfshiu një qytet të tërë. Tanimë pritet që Policia e Shtetit të dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me vrasjen për të shpjeguar të gjitha hapat e marra, të cilat u përmbyllën me vrasjen e një personi.

(f.g;k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll