“Mos kini frikë për fëmijët’/ Pëllumb Pipero qetëson qytetarët: Jo çdo person me Covid-19 duhet të izolohet
24 Shtator 2020, 15:57Nga DOSJA
TIRANË- Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, foli në Euronews Albania për pandeminë e Covid-19 në Shqipëri. Pavarësisht shifrave, rasteve të reja dhe numrit të të vdekurve, z. Pipero konfirmoi se situata vijon të mbetet nën kontroll.
“Unë besoj se situata pak a shumë është e njëjtë në të gjithë rajonin. Në parametrat aktualë është nën kontroll. Kemi ende të bëjmë me një virus me shumë të panjohura, por duke marrë në konsideratë rastet pozitive dhe rastet që shtrohen në spital, besoj se se po kjo pandemia brenda shumë gjerave anormale që ka, unë them se situata është nën kontroll”, tha ai.
Ai tha se shoqëria ka reflektuar dhe është bërë më e ndërgjegjshme duke rritur masat mbrojtëse ndaj infeksionit të Covid-19.
“Edhe shqiptarët janë më të ndërgjegjësuar dhe më të kujdesshëm. Shoh më shumë njerëz që kërkojnë të respektojnë rregullat. Gjithsesi duhet më shumë përgjegjësi në bare, lokale dhe atje ku zhvillohen aktivitete ekonomike”, tha ai.
I pyetur nëse shkollat duhet të qëndrojnë të hapura në rast se konfirmohen raste pozitive, z. Pipero ndau këtë mendim: “Shoh që ka një lloj paniku, qoftë nga prindërit dhe arsimtarët. Shkollat duhet të vijojnë të jenë të hapura, pasi pa u hapur shkolla nuk hapet shoqëria. Një person që del pozitiv dhe pa shenja klinike, për mua nuk ka arsye të karantinohet. Mjafton të mbajmë maskën si personat e tjerë”, theksoi Pipero.
Ai u shpreh se jo çdo person që del pozitiv duhet të izolohet, por vetëm ata që kanë shenja klinike. Gjithashtu, mjeku Pipero nënvizoi faktin se fëmijët janë kategoria e shoqërisë më pak e rrezikuar nga coronavirus, ndaj nuk duhet parë situata me panik e frikë.
“Në raste kur kemi të bëjmë me një person kontakti, pa shenja klinike, për mua të vendosi maskën dhe të vijojë aktivitetin. Të gjithë duhet të respektojmë udhëzimet që dalin nga ekspertët. Shumë pak mund t’ua kalojnë sëmundjen të rriturve. Nuk duhet të vendosim fëmijët në panik. Ta heqim mendimin izolim për fëmijët. Pra, duhet ta shikojmë rast pas rasti”, tha ai.
ELBASAN– Më shumë se katër orë i ngujuar brenda shtëpisë së ish-bashkëshortes së tij, por 71-vjeçari nuk dorëzohet. Lefter Zhidru ka nisur sërish që të q...
ELBASAN– Të shtënat me kallashnikov në Elbasan i ka dëgjuar edhe ish-ministri i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto. Në një intervistë për Report Tv, ai është sh...
TIRANË– Sërish tërmet në Shqipëri. Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane (EMSC) lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.5 ballë. Nga të dhënat bëjnë me dije se ...
ELBASAN–Lefter Zhidru kërkon nga forcat e RENEAS që të komunikojë me djalin e tij që ndodhet në Norvegji. Zhidru është ngujuar në banesën e ish-bashkëshortes së...
MALLAKASTËR– Përfshihet nga flakët një pus nafte në fshatin Belishovë te Mallakastrës. Dyshohet për një shpërthim gazi, megjithatë nuk dihen detaje të tjer...
ZURICH- Mengjesin e sotëm në Zurich të Zvicrës ka ndodhur një sherr në një familje shqiptarësh. Sipas mediave ndërkombëtare si pasojë e këtij sherri kanë mbetur...
ELBASAN– Negociatat nuk po bëjnë punë! Forcat RENEA po përgatiten që të hyjnë nga ballkoni për të neutralizuar 71-vjeçarin, Lefter Zhidru, i cili vazhdon...
TIRANË– Asnjë humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 852 testime të kryera kanë rezultuar poziti...