Aktualitet

I tha ‘ku ishe’/ Si nisi sherri mes 71-vjeçarit dhe ish-bashkëshortes, i moshuari e humbi toruan dhe kapi armën, e shoqja

24 Shtator 2020, 13:52 Nga DOSJA
I tha ‘ku ishe’/ Si nisi sherri mes 71-vjeçarit dhe

ELBASAN– Zbardhet arsye përse ka nisur sherri mes 71-vjeçarit Lefter Zhidru dhe ish-gruas së tij në Elbasan, ngjarje që ka shkaktuar që i moshuari të marrë armën dhe të qëllojë nga ballkoni i shtëpisë së tij. Siç kanë treguar fqinjët, kur ish-bashkëshortja e tij ka hyrë në shtëpi së bashku me vajzën 14-vjeçare, i moshuari i ka kërkuar llogari duke e pyetur se ku kishte shkuar, pikërisht në këtë moment nisi konflikti mes tyre. 

Gjatë debatit i moshurai e ka humbur toruan dhe ka shkuar të marrë armën e zjarrit për të vrarë ish të shoqen.  Ajo e ka kuptuar dhe menjëherë ka dalë nga banesa bashkë me të bijën duke marrë Policinë e telefon.

Ndërkohë i moshuari ka dalë në ballkon dhe ka terrorizuar me kallashnikov Elbasanin duke plagosur dhe dy të rinj kalimtarë, Ledio Saraçi 22 vjeç dhe Adenouer Konaxhiu, 21 vjeç.

Pas 5 orësh forcat RENEA ekzektuan 71-vjeçarin nga Elbasani, Lefter Zhidru! I moshuari shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pas një sherri me ish-gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë. Pavarëisht thirrjeve për t’u dorëzuar, ai nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u vra brenda banesës. Aty kishte një armë zjarri, fishekë dhe lëndë plasëse.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan elbasan lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll