Aktualitet

I moshuari në Elbasan nuk ka frikë nga RENEA/ Qëllon në drejtim të Forcave Shqiponja, manovra e efektivëve për të shpët

24 Shtator 2020, 12:52 Nga DOSJA
I moshuari në Elbasan nuk ka frikë nga RENEA/ Qëllon në

ELBASAN– Vazhdon akoma ‘beteja’ mes 71-vjeçarit dhe forcat RENEA e FNSH të cilat i kanë bërë thirrje të moshuarit që të dorëzohet.

Mirëpo duket se Lefter Zhidru nuk e ka në plan të dorëzohet aq lehtë pasi ka qëlluar dhe mbi forcat e policisë.

Burime për Dosja.al kanë treguar se 4 efektivët e shqiponjave në momentin e parë kanë shpëtuar për të qinda të sekondës nga plumbat e agresorit  falë profesionalizmit të treguar duke u ngjitur një kat me lart pasi agresori jetonte në katin e dytë.

Në këtë moment nuk ka të shtëna nga ana e 71-vjeçarit pasi thuhet se atij i kanë mbaruar fishekët. Policia sërish insition që Zhidru të dorëzohet mirëpo ky i fundit nuk ka pranuar që të negociojë. Deri më tani, raportohet për 2 kalimtarë të plagosur të cilët janë plagosur në momentin kur autori ka qëlluar me breshëri ndaj policisë. Për fat të mirë ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Pas 5 orësh forcat RENEA ekzektuan 71-vjeçarin nga Elbasani, Lefter Zhidru! I moshuari shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pas një sherri me ish-gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë. Pavarëisht thirrjeve për t’u dorëzuar, ai nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u vra brenda banesës. Aty kishte një armë zjarri, fishekë dhe lëndë plasëse.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll