Aktualitet

Identifikohet AUTORI i sulmit ndaj Policisë në Elbasan, Zhidru vazhdon të qëllojë me armë zjarri policinë, efektivët nxj

24 Shtator 2020, 12:02 Nga DOSJA
Identifikohet AUTORI i sulmit ndaj Policisë në Elbasan, Zhidru vazhdon

ELBASAN– Lefter Zhidru është autori i sulmit me armë zjarri tip kallashnikov ndaj policisë në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se policia ka arritur që të nxjerrë nga banesa, gruan dhe vajzën e tij dhe vazhdon t’i bëjë thirrje që të dorëzohet.

Mësohet se ai është një person me precedentë të mëparshëm penalë për përndjekje, ndërsa Shqiponjat shkuan për ta arrestuar, pasi gruaja e denoncoi atë për dhunë në familje.

Pas 5 orësh forcat RENEA ekzektuan 71-vjeçarin nga Elbasani, Lefter Zhidru! I moshuari shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pas një sherri me ish-gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë. Pavarëisht thirrjeve për t’u dorëzuar, ai nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u vra brenda banesës. Aty kishte një armë zjarri, fishekë dhe lëndë plasëse.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll