Aktualitet

I ngujuar në banesë, 71-vjeçari vijon rezistencën ndaj policisë. Njësia anti-eksploziv mbërrin në Elbasan, për neutrali

24 Shtator 2020, 13:14 Nga DOSJA
I ngujuar në banesë, 71-vjeçari vijon rezistencën ndaj

ELBASAN– Lefter Zhidru ndodhet aktualisht i vetëm në një banesë në Elbasan duke i bërë kështu rezistencë policisë. Pasi qëlloi mbi katër efektivët e forcave shqiponja, 71-vjeçari është mbyllur në banesë dhe nuk del as në ballkon.

Mësohet se gruaja dhe vajza e Zhuidrus kanë dalë nga banesa. Forcat policore kanë mbi një orë që kanë vijuar negociatat me autorin mirëpo pa asnjë rezultat.

Kështu është dashur ndihma e njësisë anti-eksploziv e cila po mbërrin në vendngjarje. Forcat RENEA dhe FSHN-së kanë mbërritur një orë me vonesë, kanë tentuar që të negociojnë me të moshuarin mirëpo ky i fundit nuk ka pranuar as të dalë nga banesa ku ndodhet.

Mësohet se tashmë ai ka mbetur pa plumba dhe e vetmja gjë që mundet të bëjë është të qëndrojë i ngujuar në banesë.

Pas 5 orësh forcat RENEA ekzektuan 71-vjeçarin nga Elbasani, Lefter Zhidru! I moshuari shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pas një sherri me ish-gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë. Pavarëisht thirrjeve për t’u dorëzuar, ai nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u vra brenda banesës. Aty kishte një armë zjarri, fishekë dhe lëndë plasëse.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll