Aktualitet

Del FOTOJA e Lefter Zhidrus/ 71-vjeçari që terrorizoi qytetin e Elbasanit, plagosi dy kalimtarë të rastit, vazhdon rezistenc

24 Shtator 2020, 13:08 Nga DOSJA
Del FOTOJA e Lefter Zhidrus/ 71-vjeçari që terrorizoi qytetin e

ELBASAN-Është bërë publike fotoja e 71-vjeçarit Lefter Zhidru, të moshuarit që ka terrorizuar qytetin e Elbasanit pas një konflikti që pati fillimisht me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 nëntori”, në afërsi të Kthesës së Sarës, ku në mesin e ditës, në një orar ku rruga ka qenë tejet e frekuentuar, kalimtarët kanë dëgjuar një breshëri të shtënash e cila ka vijuar prej më shumë se 30 minutash.

71-vjeçari ka plagosur dy persona të rastësishëm që ishin në rrugë, Adenour Dilaver Konaxhiu 21 vjeç dhe Ledio Saraçi 22 vjeç. Mësohet se ky veprim i Zhidru ka ardhur pasi kishte konflike të njëpasnjëshme me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij 14 vjeçare. Të rinjtë janë qëlluar në momentin kur Zhidru po i drejtohej 4 efektivëve të forcave Shqiponja por që fatkeqësisht plumbat kapën kalimtarët.

Forcat RENEA dhe FSHN mbërritën një orë me vonesë në Elbasan aty ku po mundohen që të negociojnë me të moshuarin mirëpo ky i fundit është ngujuar në një banesë dhe nuk pranon asnjë lloj kontakti. Në afërsi të banesës së tij ndodhet dhe një ambulancë si dhe forcat anti-eksploziv të cilët janë duke mbërritur në Elbasan. RENEA është e gatshme që të bëjë çdo gjë në mënyrë që të parandalojë ndonjë fatkeqësi.

Pas 5 orësh forcat RENEA ekzektuan 71-vjeçarin nga Elbasani, Lefter Zhidru! I moshuari shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pas një sherri me ish-gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë. Pavarëisht thirrjeve për t’u dorëzuar, ai nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u vra brenda banesës. Aty kishte një armë zjarri, fishekë dhe lëndë plasëse.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll