Aktualitet

Bashkëshorti i mori në Siri/ Mide Dumani prej gjashtë vitesh nuk i sheh fëmijët e saj, thirrje qeverisë: Të kthehen të g

24 Shtator 2020, 12:00 Nga DOSJA
Bashkëshorti i mori në Siri/ Mide Dumani prej gjashtë vitesh nuk

TIRANË– Që nga viti  2014 Mide Dumani vishet vetëm me të zeza, pasi në janar të atij viti bashkëshorti i saj, Shkëlzen Dumani i mori me anë të mashtrimit të dy fëmijët dhe shkoi në Siri përmes Turqisë.

Islamisti i radikalizuar mori Eva dhe Endri Dumani, aso kohe 8 dhe 6 vjeç dhe ju bashkua luftës së ISIS. Rreth nëntë muaj më vonë ai u la në luftë duke i  lënë fëmijët jetim në kampin famëkeq të “Al-Hol” në Siri.

Ndërkohë gjyshja nga babai, Mentie Dumani shkoi në Siri dhe u zotua për të mbrojtur nipin dhe mbesën e saj, por ajo vdiq këtë shtator. Eva Dumani kontakton familjen sa herë gjen fshehurazi një telefon në kamp.

 “Mos më në telefonat e tjerë sepse bezdisen pastaj, kur të të atëhere. Ne do rrimë këtu, deri kur të vijë shteti të na marrrë, atëherë do të ikim edhe ne. Ma ti mos u merr tjerë , vetëm kur të vij shteti, as ti mos u streso as ne mos na streso.”-janë këto fjalët e Evës kur mund të komunikojë me të ëmën.”- thotë ajo.

Përpjekjet e familjes për sjelljen e fëmijëve në shtëpi janë të panumërta.  Në mënyrë institucionale dhe private. Daja e Eva dhe Endri Dumanit, Agim Ndregjoni thotë: Jemi munduar me të gjitha institucionet, premtimet e tyre kanë qenë të vazhdueshme por rezultate nuk ka. Komunikimet private kanë qenë në të gjitha format, por ka qenë krejt e pamundur.

DW ka kërkuar një prononcim zyrtar për këtë çështje pranë kabinetit qeveritar dhe Kryeministrit dhe ministrit të brendshëm. Autoritetet nuk u përgjigjën.

Harresa për kaq vite e intitucioneve i çoi këto familje në një protestë simbolike pak ditë pmë parë, e cila u mbajt pranë godinës së Kryeministrisë. Pavarësisht mënyrës paqësore të protestës dhe apelit për ndihmë.

“Të vijnë pranë familjes, jo vetëm fëmijët e mi, por të gjithë fëmijët shqiptarë, ato janë engjëj, janë të pafajshëm.”-ka thënë e ëma e Evës dhe Endrit.

Marrë nga DW

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet endri dumani eva dumani mentie dumani mide dumani endri dumani eva dumani mentie dumani mide dumani

Sondazh

Poll