Mjekët në protestë tek QSUT-ja/ Kirurgu Ruka: As Rama as Manastirliu nuk kanë pranuar takim, mashtruan sindikatën
24 Shtator 2020, 08:33Nga DOSJA
TIRANË- Ditën e sotme mjekët dhe infermierët kanë zhvilluar një protestë afro një orëshe tek Urgjenca e QSUT-së. Ashtu siç ishte paralajmëruar bluzat e bardha braktisën punën dhe protestuan në ambientet e jashtme të Urgjencës në QSUT për 4 kërkesat e tyre.
Ibrahim Ruka kirurg në QSUT tha për mediat që sindikata u mashtrua pasi as kryeministri Edi Rama as ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk kanë pranuar takimin me përfaqësinë e mjekëve. Ai tha se sot protesta do të jetë për një orë, ndërsa më tej do të merret një vendim nga këshilli koordinativ.
“Sot sapo morëm lajmin që dhe kryeministri dhe ministrja nuk kanë pranuar të takohen me përfaqësinë e sindikatës por kanë lënë këshilltarët në dispozicion të tyre. Ky është një mashtrim i madh që i kanë bërë sindikatës dje. Besoj që do mblidhet këshilli koordinativ dhe do vendosë për më tutje. Sot është një orëshe protesta më pas do merret vendim nga këshilli”, deklaroi kirurgu Ruka.
TIRANË- Ditën sotme në orën 10:00 ashtu siç ishte paralajmëruar, dhjetëra mjekë protestuan në oborrin e QSUT-së për plotësimin e 4 kërkesave të tyre...
BULQIZË- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksdient rrugor në aksin Bulqizë-Peshkopi, në vendin e quajtur ura e Okshatinit, Homesh. Mësohet se 32-vje&ccedi...
ITALI- Stuhia ka rrëzuar disa pemë, duke shkaktuar trafik, ndërsa janë ndërprerë edhe disa linja tramvaji.Po ashtu është shkëputur energjia elektrike në disa zo...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 24-vjeçarin me iniciale O.N, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Uniformat blu bëjnë me di...
KUKËS– Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar 35-vjeçarin me iniciale N.B, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje. Uniformat blu bë...
LEZHË- Zef Pemaj, vjehrri i Valentina Pemaj e cila e denoncoi në polici se ka ushtruar dhunë ndaj saj, ditën e sotme në “ABC-ja e mëngjesit”, nuk ka pranua...
SHQIPËRI– Shqipëria është lëkundur plot 12 herë gjatë natës që kamë pas nga tërmetet. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit...
SHQIPËRI- Ditën e sotme sërish do të ketë reshje shiu. Meteoalb parashikon se në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje të dendura shiu. Moti do të...