Sport

Kazuyoshi Miura, japonezi që dikur luante në kohën e Baggios vazhdon të të jetë titullar, 53 vjeçari vendos rekord në ve

24 Shtator 2020, 09:41 Nga DOSJA
Kazuyoshi Miura, japonezi që dikur luante në kohën e Baggios

JAPONI-Ai mund të ketë filluar karrierën e tij në vitin 1986, por nuk ka shenja ngadalësimi nga Kazuyoshi Miura, i cili u aktivizua këtë të mërkurë për Yokohama FC kundër Kawasaki. Mediat vendase shkruajnë se lojtari është 53 vjeç, 6 muaj dhe 28 ditë dhe është bërë futbollisti më i vjetër që është futur në fushën e blertë.Ish-sulmuesi i Kombëtares së Japonisë njihet nga tifozët si mbreti Kazu.

Miura theu rekordin e vendosur më herë nga Masashi Nakayama, i cili u fut në fushë kur ishte 45 vjeç, 2 muajsh dhe 1 ditë të vendosur. Fillimet e lojtarit ishin kur ai udhëtoi në vitin 1994 në Itali për të luajtur me Genoan, kujtojmë që në atë kohë futbolli italian përbëhej nga Baggio, Bergomi, Marco Van Basten dhe Ruud Gullit.

Kazuyoshi luajti titullar për 56 minuta, vërtetë nuk shënoi, diçka që herën e fundit i ka ndodhur në 2017.Vullneti i Miurës është ai të vazhdojë deri sa të festojë 60-vjetorin. Një parashikim realist, nga ai i disa viteve më parë, ku deklaroi se do të vdiste në fushë

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport japoni kazuyoshi miura roberto baggio japoni kazuyoshi miura roberto baggio

Sondazh

Poll

Sport 23 Shtator 2020, 17:39

SHKUP– Tottenham drejtuar nga Jose Mourinho do të luajë në Shkup përballë skuadrës shqiptare, Shkëndija e Tetovës për raundin e tretë kualifikues të Europ...