Sport

VIDEO/ Ferencvaros tani ka një fenomen të ri, Uzuni shënon sërish për të vënë njërën dorë në grupet e Champions Leag

23 Shtator 2020, 21:17 Nga DOSJA
VIDEO/ Ferencvaros tani ka një fenomen të ri, Uzuni shënon

MOLDE- Myrto Uzuni ka shpërthyer me Ferencvaros-in. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, pas golit në turin e tretë të Ligës së Kampioneve, sot ka shënuar një tjetër shumë të rëndësishëm në fazën play-off. Rrjeta e tundur kundër Dinamos së Zagrebit i dha kualifikimin në play off, ndërsa në këtë fazë është sërish talenti kuqezi, i cili vë njërën dorë në grupet e Championsit.

Në minutën e 52-të, Uzuni shënon një supergol me kokë për të dyshishaur shifrat e takimit kundër Moldes. Vendasit kanë ngushtuar shifrat vetëm pak minuta më vonë, por gjithsesi rezultati shkon në favor të hungarezëve, që i gëzohen 2 golave në fushë të huaj. Ëndrra Champions nuk është larg dhe për këtë një meritë e madhe i shkon edhe Myrto Uzunit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league ferencvaros molde myrto uzuni champions league ferencvaros molde myrto uzuni

Sondazh

Poll

Sport 23 Shtator 2020, 17:39

SHKUP– Tottenham drejtuar nga Jose Mourinho do të luajë në Shkup përballë skuadrës shqiptare, Shkëndija e Tetovës për raundin e tretë kualifikues të Europ...