Sport

Solskjaer i pakënqur me United: Me Barcelonën në Camp Nou do vuajmë nëse luajmë kështu

13 Prill 2019, 20:04 Nga DOSJA
Solskjaer i pakënqur me United: Me Barcelonën në Camp Nou do

Manchester Unitedi fitoi ndaj West Ham Unitedit (2-1), mirëpo trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka pranuar se kundërshtari luajti më mirë se skuadra e tij dhe i ka paralajmëruar futbollistët se ndaj Barcelonës duhet të zhvillojnë një tjetër ndeshje.

Ata luajtën më mirë se ne, është e drejtë ta them këtë, nuk mendoj se dikush nuk pajtohet me këtë mendim. Shpëtuam, nganjëherë kemi humbur kur është dashur të fitonim, prandaj brenda një sezoni gjërat rregullohen vet.

Duke luajtur të mërkurën dhe sot (e shtunë), dhe sërish të martën – është një faktor që ndikon shumë… Të lejohet të kesh një portier të mirë, ai është një portier fantastik, nëse shënonin, atëherë do ta fitonin ndeshjen.

Shpëtuam, i morëm tri pikët, për një kohë të shkurtë, askush nuk do ta mbaj mend si kemi luajtur nëse zëmë vend në top-katërshe.

I kemi pushuar disa lojtarë, fatmirësisht ia dolëm dhe do të jemi të gatshëm për të martën. Me një lojë si kjo duhet ta dimë se do të vuajmë në Barcelonë, prandaj duhet të përmirësohemi.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona camp nou manchester united ole gunnar solskjaer barcelona camp nou manchester united ole gunnar solskjaer

Sondazh

Poll