I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet 35-vjeçari në Morinë, pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë
24 Shtator 2020, 07:58Nga DOSJA
KUKËS– Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar 35-vjeçarin me iniciale N.B, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje. Uniformat blu bëjnë me dije se për 35-vjeçarin gjykata e Dortmundit, ka lëshuar një udhër-arrest ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja”. 35-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë.
Njoftimi i Policisë:
Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania. Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin gjerman. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
N. B., 35 vjeç, banues në Vinarc, Kosovë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dortmundit, Gjermani, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË- Zef Pemaj, vjehrri i Valentina Pemaj e cila e denoncoi në polici se ka ushtruar dhunë ndaj saj, ditën e sotme në “ABC-ja e mëngjesit”, nuk ka pranua...
SHQIPËRI– Shqipëria është lëkundur plot 12 herë gjatë natës që kamë pas nga tërmetet. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit...
SHQIPËRI- Ditën e sotme sërish do të ketë reshje shiu. Meteoalb parashikon se në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje të dendura shiu. Moti do të...
TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se tërmeti i fuqishëm që shkundi vendin gjatë natës, e kishte epiqendrën në veriperëndim të qytetit të ...
Aktualitet24 Shtator 2020, 06:17
TIRANË- Pas 2 orësh ka përfunduar takimi në Kryeministri mes ministres së Shëndetësisë Ogerta Manatirliu, drejtorit të QSUT-së, Enkjel Joti dhe 4 mjekëve: ...
TIRANË- Ministrja Ogerta Manastirliu ka pranuar hapur se mjekët shqiptarë largohen drejt Gjermanisë. E ftuar në studion e “Real Story”, Manastirliu tha se ...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Los Blancos”, ku u godit karteli i parë i drogës në Shqipëri. Gazetari i Report Tv, Elton Qyno shkruan se ...
TIRANË–Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë përmbytjet në qytetin e Durrësit. Sh...