Aktualitet

Jo vetëm dy tërmete! Shqipëria u lëkund gjatë natës 12 herë në total, forca e goditjeve dhe epiqendra

24 Shtator 2020, 06:51 Nga DOSJA
Jo vetëm dy tërmete! Shqipëria u lëkund gjatë

SHQIPËRI– Shqipëria është lëkundur plot 12 herë gjatë natës që kamë pas nga tërmetet. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, këto lëkundje kanë pasu epiqendra në Cërrik, Belsh, Elbasan, Fushë Krujë, Durrës dhe Peshkopi.

Me fuqi nga 1.7 që ishte lëkundja më e lehtë në Bubq, deri tek ajo e 4.6 gradë të shkallës rihter, që u ndje pothuajse në të gjithë vendin, tërmetet, duket sikur në prag të 1-vjetorit të tragjedisë që lamë pas, po rikthehen.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se nuk janë raportuar dëme materiale apo probleme të ndryshme në Prefekturën e Elbasanit. Me zonat e tjera po komunikohet.

Shqipëria ka lënë pas një histori të trishtë me tërmetet. Më 26 nëntor të vitit 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës rihter që la pas 51 viktima.

(f.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne elbasan termete ne shqiperi termet ne elbasan termete ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2020, 06:17

TIRANË- Pas 2 orësh ka përfunduar takimi në Kryeministri mes ministres së Shëndetësisë Ogerta Manatirliu, drejtorit të QSUT-së, Enkjel Joti dhe 4 mjekëve: ...