Aktualitet

Çështja në SPAK/ Lekë kundrejt notës, arrestohen dy pedagogët në Korçë që kishin 90 mijë lekë me vete, avokati: Seks

24 Shtator 2020, 07:01 Nga DOSJA
Çështja në SPAK/ Lekë kundrejt notës, arrestohen dy

KORÇË– Alket Dino dhe Xhevi Dervishi, të dy pedagogë në Univesrtin “Fan Nol” në Korçë,  janë vënë në pranga pasi akuzohen se merrnin para në këmbim të notës së provimeve të studentëve. Dino është pedagog i shkencave sociale dhe sipas njoftimit zyrtar, akuzohet se është parësori në këtë korrupsion, kurse Dervishi, ishte sekseri.

Të dy pedagogët u kapën në hyrje të Fakultetit, teksa me vete iu gjetën dhe iu sekuestruan edhe një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët.

Tashmë çështja është në duart e SPAK. Dosja.al siguroi edhe fotot e dy pedagogëve, Dervishi, është ai që bën edhe statuse në rrjetet sociale me shprehje motivuese.

Të dy pedagogët akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.

Pas arrestimit, avokati i Alket Dinos, Nevzat Tarelli tha se hetimet për rastin kanë filluar nga SPAK dhe janë finalizuar ditën e djeshme me anë të një agjenti të infiltruar, por që sipas tij, Dino ka kontaktuar me  të akuzuarin tjetër si sekser, Xhevi Dervishin, për marrjen e një shtëpie me qira me anë të agjencisë që ka ky i fundit.

Ai gjithashtu shtoi se në momentin e ndalimit dhe pas kontrollit fizik, avokati theksoi se Dino nuk ka patur asnjë monedhë euro dhe se aq lekë i kanë të gjithë me vete çdo ditë, ndërsa theksoi se rezultatet e provimit janë mbyllur një javë përpara se të kryheshin veprimet e ditës së djeshme. Kështu që sipas avokatit, Dino nuk ka pasur asnjë mundësi që të ndërhynte për ndryshimin e notës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet pedagogu alket dino arrestohet xhevi dervishi arrestohet pedagogu alket dino arrestohet xhevi dervishi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2020, 06:17

TIRANË- Pas 2 orësh ka përfunduar takimi në Kryeministri mes ministres së Shëndetësisë Ogerta Manatirliu, drejtorit të QSUT-së, Enkjel Joti dhe 4 mjekëve: ...