Aktualitet

“Më futi duart në fyt, pastaj gërvishti veten me thonj”/ Flet vjehrri në Lezhë që nusja e akuzoi për dhunë: Nuk e ka

24 Shtator 2020, 07:11 Nga DOSJA
“Më futi duart në fyt, pastaj gërvishti veten me

LEZHË- Zef Pemaj, vjehrri i Valentina Pemaj e cila e denoncoi në polici se ka ushtruar dhunë ndaj saj, ditën e sotme në “ABC-ja e mëngjesit”, nuk ka pranuar akuzën. Ai u shpreh se nuk ka ushtruar dhunë ndaj nuses, po ashtu edhe ndaj bashkëshortes së tij. I moshuari u pyet nga gazetarja Bora Mustafaraj nëse është e vërtetë që ka ushtruar dhunë ndaj gruas, por ai theksoi se kjo nuk është e vërtetë.

A është e vërtetë që prej 24 vitesh keni ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes tuaj?

Zef Pemaj: Sot nuk jam në gjendje, por asnjëherë nuk kam ushtruar dhunë ndaj gruas. Kam 54 vjet bashkëjetesë me gruan dhe asnjëherë nuk ka ndodhur. As ndaj gruas dhe as ndaj nuses, nuk kam ushtuar dhunë.

Sakaq ai theksoi se e kishte të pamundur të jepte më shumë detaje. Valentina Pemaj më herët ka folur për “ABC-ja  e mëngjesit”, ndërsa është shprehur se vjehrri i saj është dhunues sistematik në familje që ka ngritur dorë ndaj saj dhe se prej vitesh dhunon të shoqen. Po ashtu bashkëshortja Vitore Pemaj ka mbështetur nusen, duke u shprehur se ajo nuk ka pasur faj.

Marrë nga Abc News.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet valentina pemaj zef pemaj valentina pemaj zef pemaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2020, 06:17

TIRANË- Pas 2 orësh ka përfunduar takimi në Kryeministri mes ministres së Shëndetësisë Ogerta Manatirliu, drejtorit të QSUT-së, Enkjel Joti dhe 4 mjekëve: ...