Aktualitet

Sherri për komunizmin/ Tufa i përgjigjet Brahos: Më sulmon si një radio e prishur sovjetike me spinë

14 Prill 2019, 13:29 Nga DOSJA
Sherri për komunizmin/ Tufa i përgjigjet Brahos: Më sulmon si

Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, deputeti socialist Spartak Braho ka akuzuar pedagogun dhe shkrimtarin Agron Tufa, se po nxin historinë, madje kërcënoi Tufën se do kërkojë shkarkimin e tij.

Drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa i është përgjigjur sërish deklaratave të deputetit të PS-së, Spartak Brahos me anë të një postimi në Facebook ku shkruan:

“Është e treta herë, në pak ditë, që Taku-Uturaku më sulmon me intervista, me pyetjet e Xhevdet Shehut. Si duket Taku e ka të pamundur të flasë vetëm, pa ndërmjetësinë e foljes ndihmëse, që quhet Xhevdet Shehu. Imagjinojeni Takun një radio të prishur sovjetike me spinë, ku priza është Xhevdet. Sapo të heqësh spinën e Takut nga Xhevdeti, radioja e prishur staliniste fiket…“- shkruan Tufa në postimin e tij. 

Debati mes Tufës dhe Brahos ka nisur pas një deklarate nga deputeti socialist, i cili tha në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë se po nxin historinë. Braho u shpreh se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj. Pas përgjigjes së shkrimtarit dje, Braho ka reaguar sërish sot duke thënë se Tufa është një spurdhiak.

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) u aprovua nga Parlamenti i Shqipërisë me Vendim nr 10242 ne 25 shkurt 2010 si “institut qendror publik i pavarur” dhe ka statusin e personit ligjor. Eshte i financuar me buxhetin e shtetit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa braho sulmon agron tufen komunizmi spartak braho agron tufa braho sulmon agron tufen komunizmi spartak braho

Sondazh

Poll