Aktualitet

Vëzhguesi i ONM kundër protestës së opozitës: Nuk i dihet si shkon, ika në Durrës

14 Prill 2019, 10:31 Nga DOSJA
Vëzhguesi i ONM kundër protestës së opozitës: Nuk i

TIRANË- Vëzhduesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, ka reaguar kundër protestës së opozitës. Në një postim në Twitter ai shprehet se dje ishte larguar nga Tirana, pasi nuk dihej se si mund të shkonte protesta.

Pas pak, në Tiranë, do të zhvillohet një protestë. Asnjëherë nuk i dihet se si shkojnë. Kjo është arsye pse, me disa të tjerë, po marrim një pirun tek Arturi në Durrës. Duket zgjedhje më e sigurt”, shkruan vëzhguesi i ONM.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, është një strukturë që monitoron Reformën në Drejtësi dhe njihet si një organ i pavarur.

Kujtojmë se partitë opozitare prej datës 16 shkurt kanë nisur valën e protestave dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministër. Ata kanë dorëzuar mandaetet e deputetëve dhe kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa e tyre është “Qeveri tranzitore pa Ramën kryeminsitër”. Nisja e protestave të opozitës ka futur vendin në një krizë institucionale, ku ende nuk ka asnjë hap pas nga të dyja palët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne proteste onm ne tirane opozita proteston protesta e opozites 13 prill 2019 dhuna ne proteste onm ne tirane opozita proteston protesta e opozites 13 prill 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Prill 2019, 09:10

Gjendet një trup i pajetë në Fier

FIER– Është gjetur një trup i pajetë në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur pranë morgut të spitalit.Dosja.al mëson se trupi i pajetë është i seksit mashk...