Aktualitet

Protesta e opozitës/ Manjani: S’ka nevojë për lot krokodili, shpallni zgjedhjet parlamentare

14 Prill 2019, 10:37 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Manjani: S’ka nevojë për lot

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar dhe njëherë tjetër protestën e opozitës që u zhvillua një ditë më parë.

Në një status në rrjetet sociale në Facebook, Manjani shkruan se qeveria është alarmuar për 5 policë të gërvishtur dhe sipas tij duhet të shpallë zgjedhjet parlamentare.

Statusi i plotë i Manjanit

Vëzhgim:
Po t’i hedhësh gaz e ushtrosh dhunë, opozita nuk shkrihet por vetëm ngrihet!

Sa më shumë gaz të hedhin, aq më shumë gaz i botës bëhen.

Kot e kanë që bëjnë llo llo llo në rrjete sociale! S’ka nevojë për llafe, as për lot krokodili, gjasme për 5 policë të gërvishtur…
Thjesht të vënë trutë në kokë dhe të shpallin zgjedhjet parlamentare. Kaq ju ka mbetur! Sa më shpejt, më mirë edhe për ta…

Respekt pa fund për çdo protestues! Protesta e tyre sot ishte hap shumë i madh drejt rikthimit të Pluralizmit Politik në vendimmarrje.
Respekt edhe për policinë që tek Kryeministria u tregua e matur. Por turp e faqe e zezë ishte sjellja tek Parlamenti!

Ishin dy sjellje krejt të ndryshme që reflektuan nervozitetin në rritje të pushtetit. Policia i tregoi në mënyrë krejt të sinqertë tensionin nervor të rritur në pushtet…
P.S. Tani shkoni nëpër shtëpitë e njerëzve dhe arrestojini për pjesëmarrje në demonstratë…Qesharakë pa fund!

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 13 prill 2019 ylli manjani protesta e opozites 13 prill 2019 ylli manjani

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Prill 2019, 09:10

Gjendet një trup i pajetë në Fier

FIER– Është gjetur një trup i pajetë në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur pranë morgut të spitalit.Dosja.al mëson se trupi i pajetë është i seksit mashk...