Aktualitet

I ‘drodhi’ zinxhirin policisë, kush është protestuesi i maskuar, Armando Gecaj, i dënuar për vjedhje (VD)

14 Prill 2019, 10:20 Nga DOSJA
I ‘drodhi’ zinxhirin policisë, kush është protestuesi

TIRANË– Ditën e sotme ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikuar video dhe foto nga spitali ku ndodhen të shtruar protestues të lënduar. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Spahia ka evidentuar njërin prej protestuesve, Armando Gecajn, 26, vjeç me origjinë nga Kukësi.

Gecaj shihet që mbahet i lidhur me pranga në shtratin e spitalit pavarësisht se është i lënduar dhe në trupin e tij ka shenja dhune.

26-vjeçari është personi që mbrëmjen e kaluar, i maskuar ‘drodhi’ zinxhirin në fytyrën e policëve, dhe këtë gjë e pranon edhe vetë Armando në videon e publikuar nga ish-deputeti Spahia.

“Asgjë s’kam bërë, vetëm kam protestuar. Kisha një zinxhir në dorë që e kam dredh kshu, por vetëm kaq. S’kam prek asnjë polic me dorë,”– dëgjohet teksa thotë Gecaj.

Mirëpo Gecaj rezulton edhe i arrestuar në vitin 2015-ë për vjedhje me dhunë. Në njoftimin e policisë të asaj kohe, shkruhet se Gecaj u arrestua së bashku me një tjetër person, E.D, pasi janë kapur në flagrancë teksa vidhnin telefonat e qytetarëve me dhunë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armando gecaj bardh spahia i denuar per vjedhje protestues i lenduar protestuesi i maskuar armando gecaj bardh spahia i denuar per vjedhje protestues i lenduar protestuesi i maskuar

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Prill 2019, 09:10

Gjendet një trup i pajetë në Fier

FIER– Është gjetur një trup i pajetë në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur pranë morgut të spitalit.Dosja.al mëson se trupi i pajetë është i seksit mashk...

Aktualitet 14 Prill 2019, 05:52

Digjet automjeti i efektivit të policisë në Gramsh

GRAMSH– Një automjet tip “Mercedez Benz” është djegur në qytetin e Gramshit. Dosja.al mëson se automjeti i përket një efektivi policie me inicialet Y.B..Mësohet...