Sport

Suarez, nënshtetësia italiane një mashtrim: Pyetjet ishin rakorduar para së të zhvillohej provimi

22 Shtator 2020, 10:12 Nga DOSJA
Suarez, nënshtetësia italiane një mashtrim: Pyetjet ishin

ITALI-Një kthesë e bujshme vjen nga Perugia aty ku Luis Suarez shkoi për të dhënë provimin e nënshtetësisë italiane. Guardia di Finanza bëri një hetim në universitet, duke gjetur disa parregullsi në provën e kryer nga sulmuesi i Barcelonës.

Në fakt, nga hetimet doli se pyetjet dhe pikët ishin rakorduar para se të zhvillohej realisht provimi.Kjo do të thotë se planet e Suarezit për të ardhmen “italiane” po ndërlikohen. Për momentin, nuk është ende e qartë se si do të evoluojë situata pas zhvillimeve të fundit dhe kontrolleve nga Guardia di Finanza, por me siguri çështja do të ketë pasoja të mëtejshme për sulmuesin “blaugrana”. Lojtari dhe Universiteti i Perugias duhet të japin llogari për këtë mashtrim.

KOMUNIKATA E PROKURORISË

Gjatë hetimeve të të bëra nga  Guardia di Finanza të Perugia-s, dolën parregullsi në testin e çertifikimit të gjuhës italiane, të mbajtur më 17 shtator nga futbollisti uruguajan Luis Alberto SUAREZ DIAZ, i nevojshëm për marrjen e shtetësisë italiane.

Nga aktivitetet hetimore, doli se temat e përfshira në provim ishin dakordsuar më parë me kandidatin dhe që rezultati ishte dhënë edhe para kryerjes së provimit.Sot, Guardia di Fiannza po vazhdon me hapjen e dokumentave, për të gjetur  gënjeshtrën ideologjike kryer nga zyrtari në dokumentet publike.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona itali perugia suarez barcelona itali perugia suarez

Sondazh

Poll