Aktualitet

Arrestohet Rafael Greca, 25-vjeçari terrorizoi Elbasanin dhe qëlloi me armë zjarri në drejtim të të riut, e ndihmoi shoku,

23 Shtator 2020, 07:07 Nga DOSJA
Arrestohet Rafael Greca, 25-vjeçari terrorizoi Elbasanin dhe qëlloi

ELBASAN– Rafael Greca, 25 vjeç, banues në Elbasan, është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit, pasi ishte shpallur në kërkim që në muajin shkurt të këtij viti. Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për Grecën për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Greca, më datë 26 shkurt të këtij viti në lagjen “Haxhias”, Elbasan,është konfliktuar më një të ri të identifikuar si Erando Bekteshi. Ky i fundit i ka qëlluar me shkelm makinës së Grecës, ç’ka ka bërë që 25-vjeçari të kundërpërgjigjej. 

Atij i ka ardhur në ndihmë edhe shoku i tij me inicialet E.T., i cili ëshë ende në kërkim. Bekteshi u plagos me armë zjarri nga Greca, por fatmirësisht mbijetoi. AbcNeës publikoi edhe videon nga momenti kur Rafaelo Greca tentoi të vrasë me armë zjarri Erando Bekteshin.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme zbret nga një makinë e zezë dhe qëllon me armë zjarri në drejtim të Bekteshit. Ky i fundit, i veshur me një bluzë të kuqe dhe kapele, largohet me shpejtësi duke u futur në ambientet e një banese private në anë të rrugës. Greca e ndjek edhe për pak metra dhe qëllon vetëm njëherë në drejtim të ti, ndërkohë që autorit i shkon nga pas edhe një qen. Autori largohet nga vendi i ngjarjes makinën e zezë, bashkë me shokun e tij me iniciale E.T., i cili vijon të jetë në kërkim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet rafael greca erando bekteshi rafael greca arrestohet rafael greca erando bekteshi rafael greca

Sondazh

Poll