Epidemiologu Ilir Alimehmeti për Covid-29 në shkolla: Shmangni grumbullimet në shkolla
23 Shtator 2020, 06:29Nga DOSJA
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti i ftuar në “ABC-ja e mëngjesit” foli për situatën e koronavirusit në shkollë.
“Efekti i COVID-19 në shkollë është shumë herët për tu vlerësuar. Rastet që ne shohim sot janë më tepër efekti se çfarë ka ndodhur dy-tre javë më parë”, u shpreh epidemiologu.
Epidemiologu sqaroi se në këtë fazë të koronavirusit qytetarët janë më të përgatitur në lidhje me COVID-19, ndryshe nga fillimet kur u shfaq, ku dihej shumë pak për trajtimin e tij. Por gjithashtu ai sqaroi se duhen shmangur grumbullimet e fëmijëve me prindërit.
“Mjeku i familjes ka qenë një rol kyç. Nëse trajtimi fillon mirë që në shtëpi atëherë do të kemi një situatë më të kontrolluar”, tha ai.
Gjatë bisedës në studio me gazetarin Enkel Demi, ai shtoi se problem mbeten të rriturit.
“Grumbullimi i fëmijëve më prindërit, mësuesit në shkollë duhet shmangur”, tha ai.
Gjithashtu Alimehmeti theksoi se sipas informacioneve shkencore, personat asimptomatikë kanë një rrezik më të ulët transmetueshmërie.
“Situata në vjeshtë vjen duke u vështirësuar. Por testimet janë ato që do të mbushin boshllëkun e informacionit. Distanca, higjiena dhe maska vlen për çfarëdo lloj virusi respirator”, tha Alimehmeti.
Sakaq ai shtoi: Risku në lëvizjet më urban është më i lartë se në kinematë. Besoj që numri i persona që lëvizin me transport është shumë më i lartë se personat që shkojnë në kinema.
SHKODËR– I moshuari Bardhok Gegaj, 81 vjeç është lënë në mes të katër rrugëve në qytetin e Shkodrës. Që prej muajit prill ai është përjashtuar nga a...
LEZHË- Disa lagje të qytetit të Lezhës janë mbuluar nga uji. Kanë mjaftuar vetëm disa minuta shi, që rrugët e lagjeve të mbulohen nga uji dhe të shpërthejn...
DURRËS- Rikthehen lëkundjet sizmike në vend. Një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm qytetin e Durrësit. Mësohet se epi...
SHQIPËRI– Shqipëria është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme pasi gjatë natës ka patur shira të rrëmbyeshëm. Vetëm pak minuta shi kanë mjaftuar që të p...
TIRANË–Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë ikjen e të rinjve shqiptarë nga vendi...
ITALI– Alvin Berisha, i mituri shqiptar që ia doli të dilte nga kampi i Al-Holit në Siri, ka folur pas thuajse një viti për eksperiencën e tij. Në një lidhje di...
KRUJË– Një aksident i ndodhur në fshatin Borizan të Krujës ka zbuluar trafikun e 6 emigrantëve sirianë, të cilët i ishin drejtuar kufirit për të mbë...
TIRANË– Klotilda Zani dërgon një mesazh rrëqethës nga kampi sirian i Al-Holit. E reja, e cila ka shkuar në Siri bashkë me fëmijët e saj, flet për një...