Aktualitet

LIVE ME SATELIT-Shqipëria e përmbytur, pesë qytete zgjohen nën ujë pas shirave të rrëmbyeshëm, Konispoli ‘mbytet’ ng

23 Shtator 2020, 05:50 Nga DOSJA
LIVE ME SATELIT-Shqipëria e përmbytur, pesë qytete zgjohen

SHQIPËRI– Shqipëria është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme pasi gjatë natës ka patur shira të rrëmbyeshëm. Vetëm pak minuta shi kanë mjaftuar që të përmbyten disa lagje të qyteteve të vendit, si në Durrës, Lushnje, Lezhë, Konispol dhe Fier.

Mëngjesin e sotëm qyteti i Lushnjes është “zgjuar” nën ujë. Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë gjatë natës kanë përmbytur disa akse kryesore të qytetit. Ndërkohë në qytet janë krijuar edhe radhë të gjata makinash, siç shihet edhe nga fotot e sjella nga Dosja.al.

Po kështu, nga shirat janë përmbytur edhe disa lagje të qytetit të Lezhës. Në lagjet “11Janari” dhe në lagjen “Besëlidhja” uji ka arritur në disa centimetra dhe makinat kanë vështirësi në lëvizje. Në këto rrugë kanë shpërthyer edhe ujërat e zeza dhe e gjithë kjo problematikë vjen si pasojë e mos pastrimeve të kanaleve kulluese në qytetin e Lezhës.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm ka rënë breshër në Konispol. Madhësia e breshërit është sa një top ping-pongu dhe ai ka mbuluar të gjithë sipërfaqen e tokës.

Shirat e dendur dhe moti i keq kanë lënë pasoja edhe në qytetin e Durrësit. Mësohet se akset kryesore të qytetit bregdetar janë përmbytur duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi gjatë natës së kaluar dhe në mëngjesin e sotëm për të sjellë këtë situatë të përkeqësuar në Durrës. Mjete të shumta janë bllokuar edhe në trafik, për shkk të paralizimit të rrugëve.

Edhe Fieri ka pasur përmbytje të mëdha dhe është kthyer në një ‘Venezia’, me mbushjen e rrugëve me ujë dhe mungesën e qarkullimit.

Ndërsa në qytetin e Kukësit, në mungesë të burimeve ujore dhe thatësirës, reshjet me intensitet të lartë kanë sjellë rritje të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës. Aktualisht Fierza është në nivelin 277m, ndërsa furnizimi me ujë i banoreve të qytetit është 3 orë në ditë, nga 10-20 minuta që ishte si pasojë e mungesës së reshjeve gjatë verës.

Ajo që nuk ka munguar janë edhe rrëshqëitjet e dherave në Vlorë dhe Sarandë. Në Kaninë, një masiv shkëmbor ram bi një lokal dhe plagosi një punonjës të firmës “Gener 2”.

Dita e sotme, parashikohet që në pjesën më të madhe të territorit të ketë reshje shiu edhe në orët në vazhdim. Meteoalb parashikon se moti do të përmirësohet vetëm në orët e vona të natës. Temperaturat maksimale sot do të shkojnë në 29 gradë, ndërsa ato minimale në 10 gradë.

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mot i keq ne shqiperi permbytje ne shqiperi mot i keq ne shqiperi permbytje ne shqiperi

Sondazh

Poll